Van Dijk: Giroud është “macja ime e zezë”, e kam shumë të vështirë ta markoj

Virgil Van Dijk ka folur në lidhje me shumëçka rreth karrierës së tij, duke përmendur këtu edhe kundërshtarin më të vështirë për t’u përballur. Holandezi nuk e pati të vështirë ta shquante Olivier Giroudin se njërin prej më të bezdisshmëve. “Të duket sikur po e markon, e ke nën kontroll, por ai gjithmonë arrin të…

Sport

04/11/2022 17:02

Virgil Van Dijk ka folur në lidhje me shumëçka rreth karrierës së tij, duke përmendur këtu edhe kundërshtarin më të vështirë për t’u përballur.

Holandezi nuk e pati të vështirë ta shquante Olivier Giroudin se njërin prej më të bezdisshmëve.

“Të duket sikur po e markon, e ke nën kontroll, por ai gjithmonë arrin të shënojë. Ai është ‘macja ime e zezë’. Ishte kur luante me Arsenalin, Chelsea-n apo Francën…Është thjesht i bezdisshëm për t’u markuar. Zgjedh atë si më të vështirin”, theksoi fillimisht ai.

Kur u pyet për lojtarin që do e donte në skuadër, përgjigjja e tij ishte e prerë:  De Bruyne. Ai është i jashtëzakonshëm, thjesht i jashtëzakonshëm. Do të kishim bërë edhe më mire po ta kishim në skuadër”, përfundoi Van Dijk. /Lajmi.net/