Van de Beek: Solskjaer ka plane për mua, vetëm duhet të punojë fortë

Mesfushori i Manchester Unitedit, Donny van de Beek ka folur lidhur me situatën e tij momentale në "Old Trafford".

Sport

06/09/2021 21:15

Që nga kalimi prej Ajax, holandezi ka qenë rezervë nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer dhe nuk ka arritur të fitojë vend në formacionin bazë, transmeton lajmi.net

Këtë verë, Van de Beek ishte i lidhur me largimin, por në fund zgjodhi të qëndrojë te “Djajtë e Kuq”.

Mesfushori ka thënë se ishte Solskjaer që i kërkoi të qëndronte dhe beson që do gjejë formën këtë vit.

“Solskjaer më tha ‘Dua të qëndrosh këtu’. Duhet t’i besoj atij. Nëse nuk më donte, mendoj që do me lejonte të largohesha”.

“Mendoj që ka plane për mua, thjeshtë duhet të punojë fortë dhe shpresoj që t’iu tregojë njerëzve një ditë se çfarë mund të bëjë”, deklaroi ai për Fiveuk.

Ndërkohë, Van de Beek deri në momentet e fundit u kërkua nga Everton./Lajmi.net/