Van Buyten: Belgjika u rrit viteve të fundit
I intervistuar nga FIFA, në dedikim të Botërorit të Brazilit, mbrojtësi Daniel van Buyten ka folur për kompeticionin që do të mbahet gjatë verës, duke shpjeguar se Belgjika ka ndryshuar në vitet e fundit. “Tash ka më shumë profesionalizëm, në nivelin teknik dhe taktik. E kemi një gjeneratë të mirë të lojtarëve, të cilët na…

Sport
I intervistuar nga FIFA, në dedikim të Botërorit të Brazilit, mbrojtësi Daniel van Buyten ka folur për kompeticionin që do të mbahet gjatë verës, duke shpjeguar se Belgjika ka ndryshuar në vitet e fundit.
“Tash ka më shumë profesionalizëm, në nivelin teknik dhe taktik. E kemi një gjeneratë të mirë të lojtarëve, të cilët na janë përshtatur menjëherë ne veteranëve, duke u përmirësuar si në nivelin individual, ashtu edhe në atë të skuadrës”, ka thënë fillimisht mbrojtësi i Bayern Munichut.
“Të gjithë na konsiderojnë njërën prej befasive të Botërorit dhe ne na pëlqen shumë të përballemi me këto parashikime. Grupi është në anëën tonë dhe mund ta fitojmë”.
“Por, duhet ta kalojmë çdo ndeshje si të ishte një finale dhe të mos tërhiqemi asnjëherë. Duhet ta japim maksimumin për ta kaluar grupin dhe të bëjmë rrugë sa më ët gjatë të jetë e mundshme”, përfundoi Van Buyten.