Valverde: David Alaba ka qenë lideri ynë që nga dita kur ai mbërriti

Federico Valverde ka folur në lidhje me bashkëlojtarin e tij, David Alaba. Vitin e kaluar me largimin e Sergio Ramos dhe Raphael Varane Real Madridi transferoi si lojtar të lirë Alaban. Si një lojtar me përvojë të madhe te Bayern Munich, atij nuk iu desh kohë të ambientohej me ekipin e tij të ri, transmeton…

Sport

15/08/2022 21:03

Federico Valverde ka folur në lidhje me bashkëlojtarin e tij, David Alaba.

Vitin e kaluar me largimin e Sergio Ramos dhe Raphael Varane Real Madridi transferoi si lojtar të lirë Alaban.

Si një lojtar me përvojë të madhe te Bayern Munich, atij nuk iu desh kohë të ambientohej me ekipin e tij të ri, transmeton lajmi.net.

Alaba tashmë është bërë një lojtar kyç për trajneri italian, Carlo Ancelottin.

Se është i tillë ka treguar edhe bashkëlojtari i tij Fede Valverde.

“David Alaba ka qenë lideri ynë që nga dita kur ai mbërriti”, tha uruguaiani.

Austriaku u transferua në Madrid në vitin 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2026./Lajmi.net/