Kthimi i Ligjit në Kuvend, reagon Abdixhiku: Ligjin e kthyet, por baltën që hodhët mbi LDK-në, ku do ta lini?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kthimit të ligjit, duke kritikuar gjuhën dhe akuzat e drejtuara ndaj partisë që ai udhëheq. Abdixhiku ka thënë se LDK-ja është fyer dhe është cilësuar si tradhtare, madje, sipas tij, është paraqitur edhe si kundërshtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Na fyet,…

Lajme

22/10/2026 18:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kthimit të ligjit, duke kritikuar gjuhën dhe akuzat e drejtuara ndaj partisë që ai udhëheq.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja është fyer dhe është cilësuar si tradhtare, madje, sipas tij, është paraqitur edhe si kundërshtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Na fyet, na shpallët tradhtarë, shkuat aq larg sa e paraqitët LDK-në si kundërshtare të UÇK-së. I vendosët edhe emrat tanë përkrah atyre të Listës Serbe, sepse thamë atë që nuk donit ta dëgjonit; të vërtetën”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka vlerësuar se ligji në fjalë nuk kishte dhe nuk do të ketë efekt juridik, ndërsa ka theksuar se LDK-ja e ka mbajtur qëndrimin e saj pavarësisht sulmeve dhe kritikave.

“LDK e mbajti qëndrimin e vet, duke e ditur çmimin e sulmeve që do të pasonin. Sepse përgjegjësia ndaj Republikës na obligon ta themi atë që besojmë se është e drejtë, edhe kur është më e lehtë t’i bashkohesh zhurmës”, ka shkruar ai./Lajmi.net/