Valentino Rossi tregon fitoret më të mira dhe rivalët më të vështirë për të
Ikona e Moto GP, Valentino Rossi, ka folur për momentet më interesante në karrierën e tij.

Sport
Shtatë herë kampioni i botës në Moto GP, Rossi, ka emëruar tri fitoret më të mira për të, si dhe ka zbuluar rivalët më të vështirë në karrierë.
“Në listën personale të fitoreve në karrierën time, unë numëroj tri fitore si më të mirat”, ka thënë piloti i Yamaha, transmeton lajmi.net.
“Welkom në Afrikën e Jugut, që ishte fitorja e parë me Yamaha; Laguna 2008, beteja me Casey Stoner; dhe Barcelona 2009, beteja e kthesës së fundit me Jorge Lorenzo”, ka thënë Rossi, transmeton lajmi.net.
Lorenzo, Stoner, Max Biaggi dhe Sete Gibernau janë katër rivalët që Rossi ka përmendur si më të vështirët. /Lajmi.net/