Valencia ‘viktima’ e radhës e Atletico Madridit
Atletico Madridi vazhdon të jetë i pandalshëm në La Liga. Këtë herë ka mposhtur në shtëpi Valencian me rezultat 3 - 1.

Sport
Vendasit dominuan dhe me plotë meritë arkëtuan pikët e plota, shkruan lajmi.net.
Racic zhbllokoi shifrat pas 11 minutave duke kaluar mysafirët në epërsi (11′).
Ishte Joao Felix që barazoi rezultatin e ndeshjes pas asistimit të Lemar (23′).
Luis Suarez kaloi Atleticon për herë të parë në epërsi pas asistimit të Felixit (54′).
Kurse, për fitoren u përkujdes Correa që shënoi gol të bukur (72′).
Me këtë fitore, Atletico vazhdon të mbajë distancën në krye me 47 pikë, kurse Valencia renditët në pozitën e 14-të me 20 sosh./Lajmi.net/