Valencia rivalizon Arsenalin për Arthur
Interesimi për Arthur po rritet. Mesfushori brazilian i Juventus, Arthur nuk është në planet e Massimiliano Allegri, megjithatë ka disa skuadra që janë vënë pas tij. Arsenal po synon huazimin e lojtarit, por sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, interesim ka edhe nga La Liga, përcjell lajmi.net. Gennaro Gattuso e ka vendosur lojtarin në listën…
Sport
Interesimi për Arthur po rritet.
Mesfushori brazilian i Juventus, Arthur nuk është në planet e Massimiliano Allegri, megjithatë ka disa skuadra që janë vënë pas tij.
Arsenal po synon huazimin e lojtarit, por sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, interesim ka edhe nga La Liga, përcjell lajmi.net.
Gennaro Gattuso e ka vendosur lojtarin në listën e dëshirave të tij te Valencia.
Operacioni nuk do të jetë i lehtë për skuadrën nga ‘Mestalla’, pasi paga e lojtarit është e lartë.
Juventus tashmë po shqyrton situatën e Leandro Paredes, në rast se lirohet hapësira nga Arthur. /Lajmi.net/