Valdet Rama flet për ndeshjen me Serbinë

13:54 | 14 Shtator 2014

Valdet Rama

Njëri ndër lojtarët më të fortë në kombëtaren e Shqipërisë, Valdet Rama ka thënë se fitorja e arritur në ndeshjen kundër Portugalisë, i ka dhënë motiv të madh për ndeshjet e ardhshme kundër Danimarkës dhe Serbisë.

Shqipëria arriti fitore historike në ndeshjen e parë kundër Portugalisë, duke e mposhtur atë me rezultat minimal 1-0.

“Kam qenë shumë i lumtur për fitoren e arritur në Portugali. E kam shikuar ndeshjen në tërësi. Fitorja na ka dhënë një motiv të madh për ndeshjet e ardhshme”.

“Skuadra bëri një performancë të shkëlqyer në ndeshjen kundër Portugalisë. Tani kemi një motiv të madh për Danimarkën dhe Serbinë”,tha Valdet Rama në një intervistë për Arena.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë kundër Danimarkës, e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Elbasanit.