Valbona qan me dënesë pasi Gjesti ia grisi fotografinë që e kishte dhuratë nga Jozi

Valbona Mhilli dhe Gjesti kanë vazhduar përplasjet gjatë ditës së sotme. Ka qenë një moment që e ka prekur banoren tejet shumë, ku një fotografi që ia bëri Jozi për ditëlindje, këngëtari pejan ia grisi atë. Ajo iu lut dhe i kërkoi disa herë që të mos e bënte, por Gjesti vazhdoi dhe prishi foton.…

ShowBiz

06/02/2025 20:54

Valbona Mhilli dhe Gjesti kanë vazhduar përplasjet gjatë ditës së sotme.

Ka qenë një moment që e ka prekur banoren tejet shumë, ku një fotografi që ia bëri Jozi për ditëlindje, këngëtari pejan ia grisi atë.

Ajo iu lut dhe i kërkoi disa herë që të mos e bënte, por Gjesti vazhdoi dhe prishi foton.

E krahas kësaj, Valbona mori atletet dhe i hodhi në pishinë, e me atë inat edhe rrobat e konkurrentit.

Gazetarja shkoi në dhomë të gjumit dhe shpërtheu në lot për atë veprim, duke e bërë të pakuptueshëm për të tjerët.

“Nuk e meritoj. Ma grisi, unë prandaj nuk i mbajta një bluze dje Jozit se thash kam dhuratën këtu. Ma grisi fotografinë time që më ka bërë Jozi dhuratë, ma hodhi në plehra”, tha ajo.