Vala e të nxehtit afrikan në Kosovë, qytetarët nuk dalin as në parkun e Gërmisë
Temperaturat e larta ditëve të fundit në vend, ka bërë që qytetarët të shmangin rrugët e Prishtinës, e sidomos parkun e Gërmisë e Taukbashçën gjatë vikendit. Në këto parqe, kur dikur ishin të stërmbushura me qytetarë, sot cepat e tyre janë të zbrazura. E mungesa e ujit në këtë pjesë, ka ndikuar edhe në mos…

Lajme
Temperaturat e larta ditëve të fundit në vend, ka bërë që qytetarët të shmangin rrugët e Prishtinës, e sidomos parkun e Gërmisë e Taukbashçën gjatë vikendit. Në këto parqe, kur dikur ishin të stërmbushura me qytetarë, sot cepat e tyre janë të zbrazura.
E mungesa e ujit në këtë pjesë, ka ndikuar edhe në mos hapjen e pishinës së Gërmisë. Megjithatë, kjo pishinë do të hapet më tetë korrik.
Një përgjegjës në parkun e Taukbashçës, i cili nuk dëshiroi që të flas para kamerës, tha se koha kur më shumë frekuentohet ky park, është në ora gjashtë të mëngjesit apo në mbrëmje kur temperaturat ulën.
“Nuk ka se janë temperaturat e larta dhe është koha e pushimeve, nxënësit janë lëshuar, sa kanë qenë fëmijët në shkollë dalshin në vikende..00:35 më shumë frekuentohen pasdite dhe në mëngjes herët prej orës 6:00 ia fillojnë, e sidomos pensionerët se ecin dhe në mbrëmje pasi të flladitet, kjo kohë në mesditë ka shumë pak”, ka thënë përgjegjësi.
Kryeshefi i Sport Marketing që menaxhon pishinën e Gërmisë, Bardh Krasniqi, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se arsyeja e vonesës së hapjes së pishinës është mungesa e ujit dhe thatësia e madhe, pasi që pishina mbushet nga burimet natyrore dhe këtë vit ka pasur sasi shumë të vogël të ujit, raporton KP.
Krasniqi ka shtuar se tashmë ka filluar java e pestë që po mbushet pishtina, për dallim nga viti i kaluar që është mbushur për shtatë ditë. Ai, ka paralajmëruar se pishina e Gërmisë do të hapet më tetë korrik.
“Pishina e Gërmisë do të hapet këtë të marte, sipas te gjitha gjasave. Arsyeja e vonesës është mungesa e ujit, dhe thatësia e madhe. Pishina mbushet nga burimet natyrore, dhe këtë vit kemi sasi shumë të vogël të ujit, tashmë po hyjmë në javën e pestë prej që kemi filluar me mbushje, për dallim prej vitit të kaluar, që është mbushur për shtatë ditë. Çmimet do të jenë po të njëjtat, ato që kanë qenë edhe gjatë dy viteve të kaluara”, ka thënë Krasniqi në një përgjigje me shkrim.
Temperaturat e larta në Prishtinë, janë problem edhe për Pallatin e Drejtësisë, ku është ka raportuar se një person është alivanosur. Ndërkohë, është rekomanduar shkurtimi i punës dhe seancave gjyqësore, për shkak të mos klimatizimit të objektit.
Në këto temperatura përvëluese, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë apel qytetarëve të kenë kujdes dhe të qëndrojnë brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës, sidomos personat me sëmundje kronike dhe personat në moshë.
E derisa në javën që shkojë temperatura kanë arritur deri në 37 gradë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që vala e të nxehtit afrikan vazhdon të mbetet prezent mbi vendin tonë edhe për gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme, mirëpo nga dita e mërkurë, kalimi i një fronte të freskët pritet të sjellë një rënie të dukshme të temperaturave maksimale.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë celsius, ndërsa minimale 12-18 gradë celsius.
Temperaturat e larta kanë kapluar edhe vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ku në qendrën e Urgjencës ka rreth 300-350 raste në ditë me alivanosje apo probleme me luhatje të tensionit nga temperaturat në vend.