Vajzat shqiptare kërkojnë djem serbë

Agjencitë “Merli 2008″ nga Shkodra e "Stara Rashka" nga Beogradi kanë organizuar gjatë festës së Vidovdanit një udhëtim për dhjetëra vajza nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, të cilat kishin mbërritur në krahinën e Rashkës, në trekufirin Serbi – Mali i Zi – Republika Srpska me qëllim që të njihen me djem të pamartuar serbë nga kjo trevë.

Lajme

05/07/2016 21:22

Vajzat e ardhura nga Shqipëria kanë deklaruar se do ta provojnë fatin që të lidhen me ndonjë djalë serb, nëse ai është ashtu siç duan ato, njoftojnë mediat serbe.

Kjo njohje mes vajzave nga Shqipëria dhe djemve serbë ka traditë mbi tetëvjeçare dhe për këtë kujdesen agjenci dhe sekserë të specializuar, të cilët menaxhojnë udhëtimet, takimet dhe lidhjet, kuptohet, në kundërvlerë të shumave të caktuara monetare.