Vajzat përplasen për vdekje me makinën e tyre, teksa bënin video për Instagram (Video)
Një adoleshente ka përfunduar si mos më keq në Ukrahinë, teksa filmoi veten e saj bashkë me një shoqe duke pirë alkool dhe duke drejtuar makinën.

Fun
16-vjeçarja, Sofia Magerko dhe 24-vjeçarja, Dasha Medvedeva, ishin duke konsumuar alkool në momentin kur automjeti i tyre tip “BMW’ u përplas me një shtyllë ndriçimi.
Sofia, e cila ishte fituese e një konkursi bukurie në qytetin e saj të lindjes, Izyum, vdiq menjëherë në aksident, siç raporton policia dhe mediat lokale.
Siç shihet edhe nga pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, fillimisht dy të rejat shfaqen teksa argëtohen me shishen e alkoolit në dorë.
Më pas vajza që ndodhej në timon humba kontrollin e automjetit dhe makina përfundon në humnerë.
Pas disa çastesh qetësie, dëgjohen zërat e njerëzve që iu afrohen për ndihmë. Por është e kotë, pasi ato të dyja ndërruar jetë, njëra në vend ndërsa tjetra rrugës për në spital. /Lajmi.net/