Vajza nga Kosova që puth meshkujt e ndryshëm në kryeqendra botërore
Kosovarja ka marrë vëmendjen e madhe në rrjetet sociale me një postim që tashmë ka marrë gati gjysmë milion pëlqime.
Fun
Vajza me emrin Kristiana Kuqi ka bërë një postim me të vërtetë interesant në profilin e saj në Twitter.
Ky postim tashmë ka marrë vëmendjen e botës dhe po komentohet e shpërndahet gjithandej, përcjell Gazeta Express.
Ajo ka publikuar disa fotografi të saj nëpër vende të ndryshme të botës ku ka shëtitur, ndërsa shihet me meshkuj të ndryshëm duke i puthur në buzë.
E me anë të këtyre postimeve, ajo tregon se qëllimi i fotove ishte që “të tjerët të mendojnë se po argëtohet”.
Në foton me djalin në Paris, ajo shkruan: “Shpresoj që ky djali që e kam takuar tek Kulla e Eiffel dhe i kam kërkuar që të bëjmë një foto bashkë duke u puthur në mënyrë që të mund të shtirem se kam kaluar kohë romantike në Paris, ka një jetë të mirë.“
Më pas ajo vazhdon me fotot e tjera, ku e radhës është fotoja në Romë, në të cilën ajo thotë: “Shpresoj që edhe ky djali që e takova në Romë po kalon mirë gjithashtu <3 “.
Ndërsa tek fotoja e tretë gjithashtu ka një porosi për mashkullin e radhës: “Dhe zjarrfikësi që intervenoi tek një zjarr në një dasmë që isha në Kentucky. Shpresoj që edhe ai është mirë <3.”
Kristiana, e cila sipas të dhënave në profilin e saj, është studente e diplomuar në një kolegj në Amerikë, në bazë të postimeve të saj është një vajzë që ka udhëtuar shumë dhe ka njohur kultura të ndryshme.
Ndërsa komentet në postin e saj tashmë të famshëm, të gjithë e përgëzojnë për mendjen e hapur dhe për guximin që ka marrë për ta bërë këtë gjë, me të cilën duket se është argëtuar dhe i kanë mbetur kujtime të mira.