Vajza, ja gabimet për shkak të cilave nuk po mund ta gjeni dashurinë

Bëni kujdes se cilin lloj të mashkullit e dëshironi, që të mos refuzoni pa dashje lumturinë, respektin dhe dashurinë.

Lifestyle

19/12/2014 22:22

Ndoshta është e vërtetë që ne bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të gjetur një dashuri, por në këtë kërkim pandërgjegjshëm bëjmë gabime për shkak të të cilave kjo dashuri që aq shumë e gjurmojmë na bëhet e paarritshme.

Këto dy gabime i bëni më së shpeshti, dhe vështirë se do të jeni të lumtura nëse nuk i largoni nga praktika.

Meshkujt e këqinj
Ka diçka që na tërheq nga ta, veçanërisht nëse ata nuk janë shumë të interesuar për ne. Kërkimi dhe vrapimi pas këtij lloji të mashkullit është një rregull që të dërgon në pikëllim. Lumturia e papërshkrueshme të cilën e ndjejmë kur më në fund e përvetësojmë zgjatë relativisht shkurt, dhe trashëgon një ndjenjë nervozizmi, ankthi dhe pikëllimi, sepse meshkujt e këqinj mbeten të këqinj. Por, simpatia për këtë lloj të papërballueshëm të meshkujve me të vërtetë është shkak dhe pasojë e një problemi shumë të madh.

Mungesa e vetëbesimit
Vajzat që vrapojnë pas meshkujve të këqinj në nënvetëdije besojnë se ato nuk meritojnë më të mirë. Prandaj, nuk përpiqen për më mirë. Pa një nivel mjaft të lartë të vetëbesimit, gratë pranojnë rregullat e lojës të cilat në fakt nuk i përgjigjen, për hir të dashurisë dhe vëmendjes afatshkurtër. Problemi kryesor te çdo sjellje është se femra mashkullit i dërgon porosi se nuk duhet të respektohet dhe të vlerësohet. Kjo më tej mund të çojë në probleme edhe më serioze, kështu që ndoshta është më mirë që me kohë t’i ktheheni një lloji tjetër të meshkujve./ femra.net