Vajza ia plotëson dëshirën e kahmotshme nënës me kancer

Dëshira e kahmotshme një nëne të diagnostifikuar me kancer, ishte të shihte vajzën e saj duke u martuar përpara se ajo të vdiste.

Fun

23/01/2019 16:58

Cindy Davies u diagnostikua me kancer në mitër gjashtë javë më parë dhe kishte frikë se nuk do jetonte mjaftueshëm sa për të parë vajzën e saj, Kerry Webb, duke u martuar.

Por me ndihmën e spitalit “Saint Michael’s Hospice” në Hereford, 31-vjeçarja dhe Dean ndryshuan planet e martesës. Ata së bashku zhvilluan një ceremoni martesore në dhomën e nënës së sëmurë.

Vajza është shprehur e emocionuar, duke thënë se nuk do të martohej në ndonjë vend tjetër pa prezencën e nënës.

Pesë fëmijët e saj, Shania, 15 vjeç, Kenz, 12, Levi dhe Daisy, 3 vjeç, dhe Rico, 1 vjeç, gjithashtu ishin pjesë e ceremonisë martesore. /Lajmi.net/