Vajza gjen një mënyrë gjeniale për të mos i humbur AirPod-ët e saj

AirPod-ët e Apple mund t'i përkasin teknologjisë më moderne, por ato humbin shumë lehtë.

Fun

29/01/2019 21:13

Për shkak të gjatësisë së tyre dhe mungesës për t’i lidhur me ndonjë gjë më të madhe, humbja e AirPod-ëve është e zakonshme, transmeton lajmi.net.

Gabrielle Reilly – një vajzë 22-vjeçare nga Virxhinia – doli me një mënyrë gjeniale për të mos humbur gjurmët e AirPods. Ajo i ktheu ato në një palë vathë.

Reilly ka postuar një video të vetë modelimit të pajisjeve në Twitter, të cilat po konsiderohen si jashtëzakonisht funksionale.

Arsyeja, sipas saj, që i ktheu Airpod-ët në vathë përveç frikës se do t’i humbë, ishte edhe frika se do t’i gëlltiste macja e saj. /Lajmi.net/