Vajza e Mozzik dhe Loredanës me veshje të shtrenjtë ‘Gucci’

Mozzik dhe Loredana Zefi në dhjetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë.

ShowBiz

22/03/2019 10:02

Hana, tashmë është vajza e vetme e artistëve shumë të suksesshëm shqiptarë, Mozzik dhe Loredana Zefi, shkruan lajmi.net.

E së fundmi, Loredana u tregon fansave dhuratat e shtrenjta që ia ka blerë Hanës të firmës së njohur “Gucci”.

Në fotografi shihet një xhup dhe një palë atlete të vogla, të cilat nuk ka dyshim se kanë vlerë shumë të madhe.

Megjithatë, çifti po vazhdojnë të jenë aktiv si me projekte e po ashtu edhe me mbrëmje të ndryshme muzikore.

E fundit këngë e lansuar së bashku është “Romeo&Juliet”, projekt ky që u prit tejet mirë nga publiku. /Lajmi.net/