Vajza 9 vjeçare me autizëm lidhet në pranga nga policia
Nxënësja Makayla vuan nga disa probleme mendore dhe nëna e saj ankohet se ajo po anashkalohet nga sistemi i arsimit.

Fun
Një vajzë 9 vjeçare u prangos nga policia pasi pati thyerje emocionale në shkollë, shkruan “DailyStar”, transmeton lajmi.net.
Makayla u largua nga policia pas incidentit në Sydney, Australi në fillim të javës.
Pamjet tmerruese kanë quar që njerëzit të vetëdijesohen paksa rreth fëmijëve me probleme psikike, në shtetin e New South Wales.
Vajza vuan nga autizimi, ankthi, çrregullimet e vëmendjes dhe hiperaktiviteti.
Ajo gjithashtu ka shpërthime të dhunës që shpeshherë e lë të ëmën me të nxira.
Sipas raportimeve, kjo nuk është hera e parë që vogëlushja është prangosur, ajo ishte larguar disa herë nga shkolla në makinat e policisë dhe kishte dosje të hapur në polici në seksionin e akteve të personave me probleme psikike. /Lajmi.net/