Vajza 14-vjeçare vdes pasi i shpërtheu telefoni derisa po e mbushte atë nën jastëk

Një adoleshente vdiq pasi i shpërtheu smartfoni, të cilin po e mbushte nën jastëk.

Fun

30/09/2019 13:30

Alua Asetkyzy Abzalbek, 14 vjeçe nga Kazakistani, shkoi në shtrat duke dëgjuar muzikë në shtëpinë e saj, njofton ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.net.

Të nesërmen në mëngjes ajo u gjet e vdekur, si shkak i baterisë së telefonit që i shpërtheu afër kokës.

Pajisja e saj ishte futur në një prizë elektrike, njoftoi policia.

Ajo besohet të ketë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe të ketë vdekur menjëherë pas shpërthimit.

Marka e telefonit nuk është bërë e ditur ende. /Lajmi.net/