Vaji “jetëshpëtues” i grave në peshë: Iu ndihmon të humbin peshë

Vaji i zi i qimnonit, i cili derivohet nga farat e bimës Nigella Sativa ofron përfitime të shumta shëndetësore. Marrja e rregullt e këtij vaji ndihmon në reduktimin e simptomave të astmës dhe kolesterolit të lartë. Por, bazuar në rezultatet e një studimi, vaji mund edhe t’iu ndihmojë grave obeze të humbin peshë.

Lifestyle

05/12/2018 22:52

Indet dhjamore, ose yndyra e trupit, janë një organ endokrin aktiv që kryejnë një funksion të rëndësishëm në rregullimin metabolik dhe sinjalizimin hormonal brenda trupit të njeriut, transmeton lajmi.net.

Për studimin, i cili u botua në Journal of Herbal Medicine, një ekip hulumtues përcaktoi efektin e vajit të zi të qimnonit në përbërjen e trupit dhe sekretimin e hormoneve të grave obeze.

Specifikisht, autorët donin të vëzhgonin efektet e vajit të zi të qimnit, i cili u shoqërua me dietë të ulët kalorike, mbi përbërjen e trupit dhe nivelet adipokine në pjesëmarrëset e studimit.

Adipokinët janë molekula të sekretuara nga qelizat e yndyrës. Këto molekula ndikojnë në fiziologjinë e qelizave në pjesë të tjera të trupit.

Bazuar në raportet e tyre, asnjë nga pjesëmarrëset nuk pësoi efekte të rënda anësore. /Lajmi.net/