VAIO prezanton celularin e lirë

Korporata VAIO ishte formuar kur Sony shiti biznesin e laptopëve, por tani kompania e re është duke hyrë në tregun në të cilin Sony ende gjendet: celularët.

Auto & Tek

13/03/2015 12:06

Celulari VAIO u prezantua sot përmes MVNO B-mobile të Japonisë, me një çmim rreth $33 në muaj me një kontratë 1 vjeçare plus shërbimet e zërit dhe internetit.

Celulari në vete është një celular i mirë. Ai ka një procesor 1.2GHz quad-core, një ekran 5 inç prej 720p, dhe një kamerë 13MGP, transmeton Lajmi.net.

Smartphone-Vaio

Ai është 7mm i hollë dhe vepron përmes Android 5.0. Celulari duket shumë i ngjashëm me Nexus 4, me një panel prapa prej qelqi dhe një të zi përpara.

Celulari siç duket nuk do të shkoj në shitje kurrë në SHBA apo Evropë, për shkak që operatori në Japoni nuk dëshiron që ta shesë celularin jashtë vendit.