Uta Ibrahimi ngjitet në majën e tretë më të lartë në botë

Uta Ibrahimi, alpinistja e njohur nga Kosova, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka bërë histori në alpinizmin botëror, duke u bërë gruaja e parë shqiptare dhe e para nga Ballkani që ka ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë, të njohura si “tetëmijëshat”. Ky sukses kulmoi më 10 maj 2025,…

Sport

10/05/2025 17:47

Uta Ibrahimi, alpinistja e njohur nga Kosova, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka bërë histori në alpinizmin botëror, duke u bërë gruaja e parë shqiptare dhe e para nga Ballkani që ka ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë, të njohura si “tetëmijëshat”.

Ky sukses kulmoi më 10 maj 2025, kur Uta ngjiti majën e Kangchenjunga (8,586 metra), të tretën më të lartë në botë, duke përmbyllur projektin e saj shumëvjeçar “Utalaya 14×8000”.

Rrugëtimi i Utës në alpinizëm ka filluar në vitin 2017, kur ajo u bë gruaja e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë në botë, Everestin (8,848 metra).

Ky sukses ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm që do të përfshinte ngjitjet e disa prej majave më të frikshme dhe të vështira të Himalajeve dhe Karakoramit, përfshirë K2, Annapurna, Nanga Parbat, Lhotse dhe Broad Peak.