Ushtrimet fizike gjatë dimrit janë më të shëndetshme

Pesha trupore është bërë preokupim për të gjithë njerëzit e kohës moderne, madje fitnesi është bëre edhe stil jetese. Sot në të gjitha llojet e mediave mund të gjejmë ushtrime fizike nga ato më të llojllojshme për trupin tonë, andaj në kemi dhënë disa arsye pse duhet ushtruar gjatë stinës së dimrit, përderisa shumica e njerëzve preferojnë të qëndrojnë nëpër hapsira të ngrohta, ushtrime këto që janë edhe më të dobishme dhe efikase për trupin tonë.


Lifestyle

21/04/2014 01:17

Gjeni hapsira që ndriçohen nga dielli

Rrezet e diellit gjatë dimrit posedojnë vitamin D, vitaminë kjo e cila rrit disponimin, pasuron eshtrat me kalcium, forcon sistemin imunitar, parandalon shtypjen e lartë të gjakut, efekte këto të cilat mund të ndikojnë për një trup të shëndetshëm.

Mbani energjinë e trupit

Preferohet të jeni në lëvizje, qoftë edhe në punët më të thjeshta rreth shtëpisë, duke e ditur se gjatë dimrit kaloritë e shpenzuara janë më të pakta dhe konsumi i  ushqimit është më i madh, prandaj të lëvizurit do ju ndihmojë që të ruani energjinë dhe të shkrini kaloritë në mënyrë graduale.

Merni frymë thellë

Ajri i pastër të cilin e ofron dimri është i pakrahasueshëm, e ky ajër duke qënë i tillë  furnizon mushkritë tona me oksigjen dhe bën pastrimin tyre dhe rifreskon trurin në mënyrë të plotë.