Ushtrime të thjeshta që ju formësojnë këmbët

16:51 | 26 Nentor 2014

Ushtrimet janë një gjë pozitive. Jeta aktive është padyshim më shumë argëtuese. Ajo përmirëson shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Stërvitjet rutinore sigurojnë energji.

Ju merr një javë ose dy jo vetëm për tu ndjerë më mirë por edhe për t’i parë rezultatet. Trupi juaj bëhet më elastik dhe më i forcuar. Në qoftë se, përveç ushtrimit, ju kujdeseni se çfarë hani, ju do t’i vëreni rrobat tuaja shumë shpejtë që janë bërë më të lirshme. Puna në këmbët tuaja është ku muskujt më të mëdhenj në trupin tuaj janë vendosur!

1. Çiklizmi
Ndoshta keni një biçikletë në shtëpi që s’është përdorur për disa vite. Filloni duke e përdorur atë. Çiklizmi është një mënyrë fantastike për t’i formësuar këmbët tuaja. Kjo përfshinë të gjithë muskujt e këmbës. Të dalësh me biçikletë jashtë është edhe më mirë, ju do të jeni më shumë në disponim dhe do të merrni ajër të pastër, transmeton Lajmi.net.

2. Ecja
Ecja është një tjetër mënyrë për të përmirësuar nivelin tuaj të fitnesit. Nëse dëshironi më pak presion mbi nyjet e këmbëve, ne ju rekomandojmë që të ecni më shpesh se zakonisht. Nëse keni pasur një dëmtim në gju, atëherë shmangeni vrapimin dhe në vend të tij ecni. Ju do të djegni yndyrën e tepërt dhe do të forconi sistemin tuaj kardiovaskular. Ecja është edhe më efektive se sa keni menduar.

3. Qëndrimi në gishtrinjë
Pjesa e poshtme e këmbëve tuaja gjithashtu ka nevojë për trajnim. Të qëndrosh me thembra të ngritura është njëjtë e rëndësishme për muskujt tuaj të këmbëve. Uluni drejt me këmbët tuaja në tokë. Mbani gishtrinjët tuaj në dysheme përderisa i ngritni thembrat lartë. Kur t’i ngritni, ndaloni për 5-10 sekonda dhe më pas përsëriteni ushtrimin.

4. Vrapim me ecje të shuar
Vrapimi i ngadalshëm djeg shumë kalori. Ai intensivisht i forcon muskujt tuaj gjithashtu. Vraponi ngadalë nëse dëshironi t’i forconi këmbët dhe muskujt e tjerë, të tilla si muskujt gluteal dhe ata të kofshëve. Mbajeni në mend se vrapimi i ngadalshëm duhet të evitohet nga njerëzit të cilët kanë probleme serioze me gjunjët e tyre, transmeton Lajmi.net.