Ushtria shqiptare zbarkon në mes të Tiranës (Foto)

19:08 | 4 Prill 2016

Ushtria shqiptare

Sheshi “ Nënë Tereza” është kthyer sot në një Muze të hapur armatimi në kuadër të 7 vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Kalimtarë të shumtë patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet dhe pajisjet e reja të Forcave të Armatosura.

Gjatë kësaj parade u shfaqen disa nga asetet e Forcave të Armatosura, të Forcës Tokësore armatimi i ri, të Forcës Detare gomone dhe polumbarë dhe mjete të tjera të detarisë.

Në mesin e pajisjeve ishin tre helikopterë, dy Cougar dhe një i shëndetësisë. Në aktivitet morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

12 9 6 3

 

15 14 11 10 8 7 5 4 2 1