Ushtria Amerikane konfirmon se ‘Alienët’ ekzistojnë

Për herë të parë, ushtria Amerikane ka pranuar se ekzistojnë pamje të disa objekteve fluturuese të paidentifikuara.

Fun

20/09/2019 10:11

Ushtria Amerikane ka bërë të ditur se në fakt ekzistojnë këto pamje të objekteve fluturuese të paidentifikuar, por që në vërtet nuk do duheshin të bëheshin publike.

Kjo video fillimisht është xhiruar në vitin 2014-2015, por e shpërndarë së fundmi nga Tom De Longe’s, organizatë e hulumtimeve mbi UFO-të, ku tregon ushtrinë amerikane duke ndjekur një fenomen ajror të paidentifikuar në qiell në brigjet e Amerikës lindore, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Sipas pilotëve të ushtrinë dhe marinës amerikane, këto objekte të pa identifikuar po fluturonin me shpejtësi hipersonike dhe pa motor të dukshëm. Këto objekte ishin parë pothuajse çdo ditë nga viti 2014-2015, gjersa marina amerikane po bënte ushtrimet.

YouTube player

Deri më tani ushtria asnjëherë nuk i ka bërë publike këto pamje, mirëpo në disa dokumente të arkivuara tani ushtria i ka bërë të ditura këto video.

Ata kurrë nuk e kanë kuptuar se çfarë janë këto objekte, konsiderohen objekte të paidentifikuara. Mirëpo, në bazë të gjithë analizave mund të jenë ‘alienët’. /Lajmi.net/