Sot pritet të bëhet asgjësimi i bimëve narkotike nga laboratori i zbuluar në Pejë

Sot do të bëhet asgjësimi i bimëve narkotike të gjetura këtë të shtunë në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë, pas aksionit nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës. Këtë e tha edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Kujtojmë se Prokurorja, Sahide Gashi, bëri të ditur se operacioni është realizuar…

Lajme

18/04/2026 14:55

Sot do të bëhet asgjësimi i bimëve narkotike të gjetura këtë të shtunë në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë, pas aksionit nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës.

Këtë e tha edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Kujtojmë se Prokurorja, Sahide Gashi, bëri të ditur se operacioni është realizuar pas pranimit të informatave nga terreni dhe verifikimit të tyre përmes burimeve të sigurta.

Sipas saj, gjatë kontrollit në lokacionet e dyshuara janë gjetur një laborator për kultivim të bimëve narkotike, si dhe pajisje të avancuara të përdorura për krijimin e kushteve të kultivimit.

“Kemi marë informata nga puna në terë nga Njësiti i Antidrogës në Pejë, dhe nga burimet e sigurta i kemi konfirmuar fillimisht ato informata dhe pasi kemi siguruar urdhrin e gjykatës kompetente sot Njësiti bashkë me prokurorin e shtetit kemi ardh në kontrollorë në lokacionet e dyshuar e cila ka rezultuar me sukses. Ku kemi gjete lokacionin e saktë, një laborator dhe bimët të cilat kanë qenë në proces e sipër të kultivimit, pajisje jashtëzakonisht të avancuara për krijimin e kushteve për kultivim. Kemi dyshuar se energjia elektrike për kultivimin e tyre është duke u shfrytëzuar në mënyre ilegale e kemi thirrë në vendin e ngjarjes edhe Njësiti I KEDS-it”, ka thënë Gashi.