Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana
Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe partnerët e tyre nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në një nga stërvitjet më të avancuara të ushtrisë amerikane, JRTC 25-08, që po zhvillohet në Qendrën e Stërvitjes së Forcave të Përbashkëta (JRTC) në Luiziana, SHBA. Të përfshirë thellë në skenarët e operacioneve luftarake,…

Lajme
Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe partnerët e tyre nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në një nga stërvitjet më të avancuara të ushtrisë amerikane, JRTC 25-08, që po zhvillohet në Qendrën e Stërvitjes së Forcave të Përbashkëta (JRTC) në Luiziana, SHBA.
Të përfshirë thellë në skenarët e operacioneve luftarake, këto trupa po trajnohen në një mjedis me intensitet të lartë, që simulojnë luftime në shkallë të gjerë.
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është testimi i aftësive të njësive në kushte reale të betejës, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet forcave partnere.
Kosova dhe shteti amerikan i Iowa-s gëzojnë një partneritet të veçantë ushtarak që nga viti 2011, si pjesë e programit State Partnership Program (SPP) të Gardës Kombëtare të SHBA-së.
Ky bashkëpunim ka sjellë qindra trajnime të përbashkëta, vizita të ndërsjella dhe shkëmbime përvoja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Përmes këtij partneriteti, Forca e Sigurisë së Kosovës është aftësuar dhe profesionalizuar më tej, duke forcuar edhe marrëdhëniet strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.