Ushtarët e FSK-së probleme të mëdha me transportin – Prishet autobusi që i transportonte, ata e shtyjnë në mes të rrugës
Ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës të cilët do të duhej të kishin kushte të mira pune dhe funksionimi si institucion, ata nuk po duken t’i kenë. Një autobus i cili po i transportonte ata, është prishur në rrugë siç raportohet në qytetin e Ferizajt. Në një fotografi të siguruar nga Paparaci, ata shihen…

Lajme
Ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës të cilët do të duhej të kishin kushte të mira pune dhe funksionimi si institucion, ata nuk po duken t’i kenë.
Një autobus i cili po i transportonte ata, është prishur në rrugë siç raportohet në qytetin e Ferizajt.
Në një fotografi të siguruar nga Paparaci, ata shihen teksa e shtyjnë autobusin në mes të rrugës.
Për probleme të ngjashme qe lidhen me transportin, edhe lajmi.net ka raportuar ditë më parë.
Në një video që ka siguruar lajmi.net, autobusi ku brenda ndodheshin ushtarët e FSK-së ishte i mbushur me ujë nga shiu dhe nuk i plotësonte kushtet për të udhëtuar.
Ndonëse në vazhdimësi nga Qeveria në detyrë raportohet për “modernizim të FSK-së” dhe investime milionëshe, ushtarët e FSK-së vazhdojnë të përballen me probleme të tilla siç është ai i transportit. /Lajmi.net/