Ushqimet që nuk do jemi në gjendje t’i hamë më për shkak ngrohjes globale

Ngrohja globale do të bëjë ndryshime që njerëzimi duhet të mësoj se si të i adaptohet.

Fun

14/11/2019 09:24

Dhe përderisa temperaturat rritet, dhe moti ekstrem bëhet i vërtet, fermerët dhe hulumtuesit bëhen më të shqetësuar për të ardhmen e ushqimeve të famshme.

Në këtë artikull do i gjeni disa nga ushqimet që mendohen që nuk do të mund të i hamë për shkak ngrohjes globale, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Çokollata

Kështu, keni vendosur të hani diçka pas bukës. Hapni qantën ku keni ëmbëlsirat dhe nuk gjeni asgjë. Kjo situatë mund të bëhet e vërtet. Edhe pse pemët e kakaos nuk janë të ndikuara nga temperaturat, ato kërkojnë shi dhe lagështirë.

Çaji

Kush nuk ka dëshirë të relaksohet me një filxhan çaj pas një ditë të lodhshme. Mesa duket duhet të kërkojmë metoda të tjera për tu relaksuar në të ardhmen. Specialistët kanë konfirmuar se sektori i çajit do të jetë shumë i ndikuar nga ngrohja globale nëse nuk merren masa.

Mjalti

Ne e kemi përmendur më herët se mjalta dhe bletët janë në rrezik. Ka shumë arsye, por edhe ngrohja globale duhet të fajësohet.

Ky studim ka parë se ngritja e nivelit të Karbonit i largon proteinat e polenit, burimi kryesor i bletëve ku ushqehen.

Po ashtu, frutat si mollët, vishnjet dhe pjeshkat janë një simbol i ushqimeve verore. Por, me sa duke duhet të i zëvendësojmë ato me perime të cilat i bëjnë ball ngrohjes globale.

Kafeja

Nëse nuk mund të vendosni se cila është më efektive për të filluar ditën- një dush apo një kafe, ngrohja globale do ua bëjë këtë më të lehtë.

Birra

Birra është një prej pijeve më të preferuara jo vetëm në Amerikë, por edhe në shumë vende të tjera. Mirëpo, nxehtësia mund të qojnë deri në humbje 17% të elbit./Lajmi.net/