Ushqimet që janë edhe më të shijshme kur i piqni në skarë (Foto)

Nëse organizoni mbrëmje në natyrë, apo fundjava me miqtë, me muzikë, gjelbërim e barbeque, e dini shijen e ushqimeve që piqen në zjarr, por nuk janë vetëm ato që keni pjekur deri tani, ka edhe disa të tjera që do i bëjnë më të gëzueshme pjatat dhe do u japin shije të re mbrëmjeve.

Lifestyle

08/07/2016 14:11

Shalqiri

Sigurisht që shalqiri është më i thjeshtë për t’u ngrënë i prerë në copa, por shija e tij në skarë është e pakrahasueshme. Lyejeni me pak vaj dhe spërkateni me kripë dhe piper.

 

Kivi

Mos e qëroni dhe mos e prisni hollë. Lyejeni me vaj dhe spërkateni me kripë dhe piper. Sipër vendosni akullore me vanilje.

Banane

Ky frut karamelizohet ne skarë. Mos ia hiqni lëkurën dhe priteni për së gjati. Hidhini sheqer. Hahet me lugë.

Djathi

Më i përshtatshëm është djathi i dhisë, por gjithashtu edhe mozzarella.

Avokadoja

Priteni përgjysmë dhe mos ia hiqni lëkurën. Lyejeni përbrenda me vaj ulliri, kripë dhe piper. Shoqërohet me mish, ose mund të bëni guacamole duke i shtuar qepë të kuqe dhe spec shumë djegës.

Petullat

Veçanërisht ato me shumë sheqer.

Kastraveci

Perfekt për sanduiçë, salcë të bërë vetë ose guacamole. Edhe në këtë rast duhet të përdorni vaj, kripë e piper.

Proshuta

Proshuta është e shijshme në çdo rast, por e pjekur në zgarë fiton një aromë të veçantë.

Mangoja

Me siguri do keni provuar të piqni pjeshkë dhe nektarina në skarë më parë. Provoni mangon. Përdorni vajin dhe specin e kuq për pak shije djegëse.

 

Domate

E pjekur, domatja merr një shije të veçantë. Mund ta shoqëroni me mish po ashtu të pjekur. monalisa.al