US Open, Federer fillon stërvitjet 9 ditë më herët në New York

Roger Federer tashmë është në New York përpara fillimit të US Open më 26 gusht.

Sport

19/08/2019 15:11

Zvicerani u eliminua nga Cincinnati Masters në raundin e 16 më të mirëve nga Andrey Rublev, duke mos arritur të mbrojë titullin që fitoi vitin e kaluar.

38-vjeçari shkon në turneun e fundit madhor të vitit 2019 me 20 tituj Grand Slam, dhe është para Rafael Nadal (18) dhe Novak Djokovic (16), përcjell lajmi.net.

Të shtunën, Federer stërviti në fushën Arthur Ashe në Flushing Meadows me dy të rinj, Eliot Spizzirri (nr 1.330 në botë) dhe Govind Nanda (709).

Kujtojmë se Federer humbi në finalen e Wimbledon nga Djokovic për herë të fundit në një turne madhor. /Lajmi.net/