Urimi i Shyhrete Behlulit për ditëlindjen e vajzës
Shyhrete Behluli është një nga artistet që për vite me radhë argëton publikun me hite të njëpasnjëshme.
ShowBiz
Krahas jetës profesionale, këngëtarja meqë është fytyrë publike shumë shpesh komentohet edhe për jetën private, shkruan lajmi.net.
Në familjen e saj sot ka një gëzim, vajza e Shyhretes, Gresa feston ditëlindjen, e në këtë rast nuk ka munguar kurrsesi urimi i këngëtares.
“Sot ka ditelindjen zemra e nanes uroj te festosh gjithmone e lumtur”, ka shkruar Shyhretja në urimin e saj, duke ia shtuar edhe një imazh të vajzës.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Shyhrete Behluli është “Gurbetqari”, këngë kjo në duet me reperin Gold Ag. /Lajmi.net/