Urimi i Rita Orës për Victoria Beckham pasi mori çmimin “Ikona e modës”

Rita Ora është artistja shqiptare me famë ndërkombëtare që çdo ditë numëron suksese të reja në botë.

ShowBiz

12/11/2018 09:40

Rita Ora së fundi ka qenë e pranishme në eventin prestigjioz nga “People’s Choice”, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja shqiptare ka uruar Victoria Beckhamin për çmimin “Ikona e modës”.

“Urime Victoria Beckham për çmimin ikona e modës”, ka shkruar ajo mbi fotografinë ku shihet bashkë me Victorian.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Rita Ora është “Let You Love Me”, këngë kjo që rezultoi shumë e suksesshme. /Lajmi.net/