“Urdhno bëje Qeverinë, gjej partnerë – Nëse je përjashtues, faji ka adresë”, Bedri Hamza për formimin e qeverisë nga Kurti
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që të formojnë Qeverinë. Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se Kurtin askush nuk po e pengon që të gjejë partnerët. Hamza tha se askush nga opozita nuk e ka kontestuar rezultatin zgjedhor…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Hamzza-600x360-1.png)
Lajme
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që të formojnë Qeverinë.
Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se Kurtin askush nuk po e pengon që të gjejë partnerët.
Hamza tha se askush nga opozita nuk e ka kontestuar rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit.
E në rast se Kurti është përjashtues dhe nuk mund të gjejë partnerë qeverisës, atëherë faji ka adresë, thotë Hamza.
“Ne po i themi urdhno, bëjë Qeverinë, votat i keni. Je i pari, bëje qeverinë, nuk po të pengojmë – po e respektojmë vullnetin e qytetarëve. Asnjë prej opozitës nuk e kam parë që ka kundërshtuar rezultatin zgjedhor”.
“Ne nuk jemi nuk duke e penguar, po themi urdho bëjë. Nuk i duhet vendit vakumi institucional. Disko, gjejë partnerë, janë partitë opozitare, janë minoritetet, gjitha. Nëse je përjashtues, edhe nuk do me gjetë partnerë, atëherë faji dhe opozita ka adresë”, ka thënë ai.