Uragani ‘Florence’ kërcënon Bregun Lindor të ShBA-së

20:39 | 10 Shtator 2018

Autoritetet urdhëruan evakuime të popullsisë pasi Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara pritet të përfshihet nga uragani ‘Florence’, që mund të jetë stuhia më e fuqishme që godet rajonin në dy dekada.

Karolina e Jugut, Karolina e Veriut dhe Virxhinia shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Zyrtarët thanë se “Florence” është tani stuhi e kategorisë tre, me erëra rreth 183 kilometra në orë, që po fiton fuqi.

Ajo pritet t’i godasë dy Karolinat të enjten.

Florence mund të arrijë kategorinë katër, pasi po tërheq forcë nga ujërat e ngrohta të Atlantikut, thanë parashikuesit e motit.

Kjo do të jetë stuhia e parë e kategorisë së tretë që godet rajonin qëkur “Fran” ka shkatërruar Karolinën e Veriut më 1996.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se “Florence” mund të sjellë nivele katastrofike të shiut dhe përmbytje në rajonet bregdetare dhe kontinentale. (REL)