Ura në Gjurgjevik e dëmtuar nga përmbytjet, Zenun Elezaj inspekton terrenin
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka vizituar zonën e Gjurgjevikut për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Nga inspektimi i tij dhe fotografitë e publikuara shihet se ura në Gjurgjevik është dëmtuar, ndërsa janë vendosur shiritat paralajmërues për sigurinë e qytetarëve. Elezaj bëri të ditur se kompania e kontraktuar nga komuna ka…
Lajme
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka vizituar zonën e Gjurgjevikut për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit.
Nga inspektimi i tij dhe fotografitë e publikuara shihet se ura në Gjurgjevik është dëmtuar, ndërsa janë vendosur shiritat paralajmërues për sigurinë e qytetarëve.
Elezaj bëri të ditur se kompania e kontraktuar nga komuna ka nisur punimet për sanimin e dëmeve.
“Sot në mëngjes, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, dhe Shefin e Kabinetit, Shemsi Bajraktari, vizituam zonat e përmbytura dhe inspektuam nga afër objektet më të rëndësishme, si urat dhe rrugët e dëmtuara. Pamë gjendjen reale në terren dhe fillimin e punimeve për riparimin e dëmeve. Kompania e kontraktuar është në terren dhe po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për riparimin e pronave publike”, tha Elezaj.