Ura e mistershme në të cilën vetëvriten qentë

Një urë në Skoci ka marrë emërtimit “Ura ku vetëvriten qentë”, pasi rreth 50 qen kanë ngordhur duke u hedhur nga ndërtimi, ndërsa rreth 600 kanë arritur të shpëtojnë.

Fun

05/01/2020 16:51

Ura është ndërtuar në vitin 1895 dhe ende ngelet me mister arsyeja se pse hidhen qentë, transmeton lajmi.net.

Disa japin shpjegime të mbinatyrshme dhe e lidhin me fantazmën e një vejushë, e cila e ka pasur shtëpinë aty pranë.

Të tjerë tregohen më konkretë në shpjegime, duke thënë se era e kafshëve të shumta që qarkullon poshtë urës mund t’i tërheqë qentë të hidhen.

Në fakt, nën atë urë ka shumë lëvizje të disa brejtësave të cilët kanë një erë të fortë trupi.

Për ta vërtetuar një teori të këtillë, një shkencëtar u vendosi qenve erën e brejtësve, të minjve dhe të ketrave në tre drejtime të ndryshme.

Në fund, shumica dërrmuese e qenve, rreth 70%, u tërhoqën nga brejtësit. /Lajmi.net/