Upamecano nuk largohet në janar

Mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano, pavarësisht interesimit të madh nga klubet e mëdha evropiane, do qëndrojë në Leipzig.

Sport

11/01/2021 10:36

Pavarësisht interesimit nga e gjithë Evropa, mbrojtësi francez, Dayot Upamecano do të qëndrojë në Leipzig të paktën deri në verë, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, RB Leipzig nuk janë të hapur për ta shitur yllin e tyre, vlera e të cilit kap shifrën e 42 milionë euro. Ai pritet të largohet në verë, por sipas italianit, Upamecano do qëndrojë në klub në janar dhe nuk do shkojë gjëkundi.

Së fundmi, u raportua se edhe skuadra angleze, Chelsea, ka hyrë garës për të bindur mbrojtësin francez dhe ishin të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij prej 42 milionë euro. Tani mbetet te shihet destinacioni i radhës i 22 vjeçarit./Lajmi.net/