UNMIK-u i reagon qeverisë për mbylljen e strukturave paralele në veri të Kosovës

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka shprehur shqetësim për mbylljen e strukturave paralele në veri të Kosovës. Ajo bën thirrje që kjo çështje dhe të tjera të pazgjidhura të diskutohen përmes dialogut Prishtinë-Beograd. “PSSP Ziadeh është e shqetësuar për mbylljen e zyrave të financuara nga Serbia në…

Lajme

24/02/2025 21:46

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka shprehur shqetësim për mbylljen e strukturave paralele në veri të Kosovës.

Ajo bën thirrje që kjo çështje dhe të tjera të pazgjidhura të diskutohen përmes dialogut Prishtinë-Beograd.

“PSSP Ziadeh është e shqetësuar për mbylljen e zyrave të financuara nga Serbia në veri të Kosovës dhe ndikimin negativ të këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve dhe njerëzve që mbështeten në këto shërbime për mbështetje kritike. PSSP-ja përsërit thirrjet e saj që këto mbyllje dhe çështje të tjera të pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e UNMIK-ut.