Universal thyen rekordin e fitimeve globalisht duke fituar shumën marramendëse

Studio Universal ka thyer rekordin këtë vit, duke fituar 3.78 miliard dollarë nga filmat që ka shfaqur.

ShowBiz

25/08/2015 14:37

Studioja filmike Internacionale ‘Universal’ ka kaluar rekordin e studios FOX që gjatë vitit të kaluar kanë fituar 3.73 milionë dollarë.

Ndërkombëtarisht, studioja ka katër nga top pesë filmat  më të shikuar, përfshirë  Fast & Furious 7 (No. 1 me $1.162 miliard), Jurassic World (No. 2 me $983.5 milionë), Minions (No. 4 me $670.2 milionë) dhe Fifty Shades of Grey (No. 5 me $404.1 milionë), transmeton Lajmi.net.

Universal kanë edhe katër muaj këtë vit për të vendosur suksesin absolut në arkëtimet filmike./Lajmi.net