United, solid ndaj QPR-s (Video)
Manchester United më në fund i është rikthyer fitoreve, pasi e mposhti në udhëtim skuadrën e QPR-së me rezultat solid prej 2-0, duke fituar tre pikë të arta nga ky takim.

Sport
Pjesa e parë e këtij takimi ishte mjaft e qetë duke përfunduar pa gola të shënuar nga asnjë skuadër.
Në minutën e 58’ Fellaini shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi, para se në minutën e 94’ Wilson të shënojë për 2-0.
Me këto tre pikë, United është në kuotën e 40 pikëve në vendin e tretë të tabelës së Premier Ligës.
Video