United rrezikon eliminimin nga Liga e Kampionëve, barazon me Galatasarayn

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim kundër Galatasarayt. Një ndeshje e zjarret që u zhvillua në Stamboll përfundoi me rezultat 3:3, shkruan lajmi.net. Goli i parë në stadiumin “Rams Park u shënua në minutën e 11-të nga Alejandro Garnacho. 🚨GOAL | Galatasaray 0-1 Manchester United| Alejandro Garnacho Follow our partner…

Sport

29/11/2023 20:40

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim kundër Galatasarayt.

Një ndeshje e zjarret që u zhvillua në Stamboll përfundoi me rezultat 3:3, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në stadiumin “Rams Park u shënua në minutën e 11-të nga Alejandro Garnacho.

Por, skuadra angleze nuk u ndal me kaq dhe e gjeti edhe golin e dytë pesë minuta më vonë me anë të një supergoditje të Fernandes.


Megjithatë Galatasaray zvogëloi epërsinë e “Djajve të Kuq” me anë të Hakim Ziyech.


United dukej se do të fitonte me lehtësi pasi Scott Mmctominay shënoi për 3:1.

Por vendasit nuk u dorëzuan edhe me golin e Hakim Ziyech, i cili u ndihmua nga gabimi i Onanas ngushtuan përsëri epërsinë.

Golin e barazimit e shënoi Kerem Akturkoglu.

Bayern Munichu është lider i Grupit A dhe tashmë të kualifikuar tutje me 12 pikë, Galatasaray me pesë, Copenhagen dhe Manchester United me katër. /Lajmi.net/