United pajtohet për huazimin e Alex Telles te Sevilla
Sevilla do të përforcojë krahun e mbrojtjes me lojtarin e Manchester United, Alex Telles. Telles do t’i bashkohet skuadrës së Sevilla në formë huazimi për një sezon, bën të ditur ‘Goal’, përcjell lajmi.net. 29 vjeçari kaloi në ‘Old Trafford’ në tetorin e vitit 2020, por nuk arriti të fitonte pozitën e tij në formacionin startues…
Sport
Sevilla do të përforcojë krahun e mbrojtjes me lojtarin e Manchester United, Alex Telles.
Telles do t’i bashkohet skuadrës së Sevilla në formë huazimi për një sezon, bën të ditur ‘Goal’, përcjell lajmi.net.
29 vjeçari kaloi në ‘Old Trafford’ në tetorin e vitit 2020, por nuk arriti të fitonte pozitën e tij në formacionin startues gjatë szonit të parë.
Braziliani ka bërë 50 paraqitje me United në dy sezone, shumicën pasi Shaw u lëndua.
Ai shpreson në më shumë minuta në kampionatin spanjoll, me fanellën e Sevilla.
Njoftimi zyrtar mund të bëhet qysh gjatë ditës së sotme. /Lajmi.net/