lajmi.net

United, 150 milionë për Balen

Skuadra angleze, Manchester United është duke përgatitur një ofertë shokuese prej plotë 150 milionë euro për të transferuar yllin e Real Madridit, Gareth Balen.

Sport

14/01/2015 20:44

Sipas raportit të bërë nga Fichajes.net, mësojmë se Manchester United është shprehur i gatshëm të paguajë vlerën e Bales, që është 150 milionë euro.

Edhe pse Perez ka mohuar një largim të uellsianit nga skuadra e tij, një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë verës, nëse skuadra nga Old Trafford dërgon një ofertë zyrtare në tavolinat e drejtuesve të skuadrës spanjolle.

Përndryshe, Bale nuk e ka filluar mirë sezonin e ri me Realin, pasi është ndeshur disa herë me bashkëlojtarin e tij, Ronaldon, te i cili nuk ka pasuar në disa raste të sigurta për gol.

United, 150 milionë për Balen

Mediat spanjolle kanë filluar të raportojnë një lajm bombastik, ku është raportuar se Manchester United është duke përgatitur një ofertë prej 150 milionë euro për shërbimet e Gareth Bales.

Sport

23/12/2014 11:11

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja spanjolle AS, mësojmë se Manchester United është duke përgatitur një ofertë prej 150 milionë euro për Balen.

Van Gaal ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës angleze të bëjnë gjithçka që është e duhur, për ta sjellur uellsianin në Old Trafford.

Sidoqoftë, Bale duket i lumtur te Real Madridi, dhe një largim i tij nga Santiago Bernabeu duket mjaft i pamundur.

LM