Unikkatili sjell këngën e re më 1 gusht

Viktor Palokaj, i njohur me emrin e skenës “Unikkatil” ka paralajmëruar këngën e tij më të re.

ShowBiz

11/07/2015 22:55

Reperi njihet për publikime të rralla të këngëve,por që gjithmonë i ka të suksesshme.

Ai ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt, kurse edhe kjo këngë pritet të godasë fuqishëm tregun muzikor shqiptar, shkruan Lajmi.net.

Nuk dihet nëse kënga do të jetë me videoklip (gjë të cilën ai e ka lajmëruar më herët), pasi që në statusin e tij në Facebook, Palokaj nuk ka zbuluar shumë detaje.

Të shpresojmë se ai do të zbulojë më shumë gjatë ditëve në vijim. (Lajmi.net)