“Unë jam polic dhe mund të bëj çfarë të dua”

Një polic i cili e përdhunoi një grua të re i tha asaj: "Unë jam polic dhe mund të bëj çfarë të dua", para se ai ta sulmonte atë, ka marrë vesh gjykata.

Bota

17/06/2016 03:41

Michael Graham e ka përdhunuar atë për më shumë se nëntë muaj vazhdimisht ndërsa policia ka përdorur telefonin e tij për të zbuluar rastin, transmeton lajmi.net

Disa dëshmi kanë treguar se viktima e ka njoftuar policinë për herë të parë në vitin 2012 por ata nuk i kishin besuar.

“Unë e di se ju nuk do të më besoni, sepse ai më ka thënë kështu”, u kishte thënë viktima policisë.

Gjatë një interviste për policinë ajo ka treguar se ndonjëherë është lënë pa ndjenja dhe është trajtuar në mënyrat më të neveritshme dhe poshtëruese.

“Unë kam qenë shumë e friksuar nga ai dhe kam menduar se do të më vrasë”, ka thënë viktima.

Graham është arrestuar vitin e kaluar dhe është pezulluar nga detyra e tij policore./lajmi.net