“Unë dhe djemtë do të dorëzohemi në Polici”, lajmërohet nga arratia Mefail Shkodra i dyshuar për vrasjen në Gjilan

Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti. Nga të shtënat me armë zjarri, mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos. Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë…

Lajme

03/11/2025 22:01

Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti.

Nga të shtënat me armë zjarri, mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos.

Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.

Ky i fundit më në fund është bërë i gjallë. Ai përmes një videomesazh ka folur për ngjarjen që qoi në vrasjen e rëndë.

Më poshtë e gjeni videomesazhin ku Mefail Shkodra jep versionin e vet për ngjarjen që përfundoj me vrasjen e tre personave në qendër të Gjilanit.