Unaza më e shtrenjtë në botë me 7.777 diamante, çmimi marramendës

Një unazë rekord-thyese përmban 7.777 diamante dhe që është vlerësuar me çmim prej 4.4 milionë dollar.

Fun

16/08/2019 08:28

“Lakshikaa Jewels” nga Mumbai, India, kanë krijuar këtë unazë prej një shumë tejet të madhe diamantesh që tashmë ka thyer rekordin e Guiness.

Një ekip i përbërë nga dymbëdhjetë zejtarë, një argjendar dhe një dizajner punuan në këtë projekt për ta rikrijuar “Tempullin Lotus” në Delhi në një stoli, raporton “Guinnes World Records”, transmeton lajmi.net.

Drejtori  i këtij  projekti ‘Lakshikaa Jewels’  shpjegoi se pse kishin vendosur që ky tempull të ishte bazë e dizajnit.

“S’mund të mendoja për një mënyrë më të mirë për të festuar zgjuarsinë dhe shpirtin njerëzor se sa ky tempull”, duke shtuar se zambaku i ujit, i njohur si “padma në sanskrisht”, është një simbol i shenjtë në disa religjione që shton ndjesinë e unitetit që qëndron prapa dizajnit.